Skip to main content

Posts

FFK-ja ankohet për procedurat e pajisjes së futbollistëve me pasaportë kosovare

Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të lehtësohen procedurat për pajisjen e futbollistëve të rinj të Kombëtares së Kosovës me pasaporta kosovare, pasi që beson se procedurat aktuale po shkaktojnë probleme. Ekipi kombëtar i Kosovës është plot futbollistë të cilat janë rritur në vende të huaja dhe disa prej tyre edhe kanë luajtur për ekipe të tjera kombëtare paraprakisht. Për këtë arsye, para se të bëhen pjesë e “Dardanëve”, ata duhet të marrin nënshtetësinë kosovare, raporton Gazeta Express. Sipas FFK-së procedurat për ta arritur një gjë të tillë janë mjaft të komplikuara dhe rasti i fundit – ardhja e Florent Muslijës në Kombëtaren e Kosovës – ua ka dëshmuar atyre se ka nevojë për lehtësim të këtyre procedurave. “Kërkohet nga institucionet shtetërore kompetente – Presidenca, që ta zgjedhin rrugën dhe kohën më të shpejtë të mundshme për të dekretuar dhe për të pajisur me pasaportë sportistët tanë në përgjithësi, sepse procedura e tanishme d...

Ligje të pazakonta rreth botës

Çdo shtëpi ka rregullat e veta dhe çdo shtet ka ligjet e tija. Por në disa shtetet, ligjet tingëllojnë të çuditshme. Në po ju prezantojmë me një listë të ligjeve që do të ju habisnin.

Lehtësohen kushtet e kredisë edhe për amvisëritë dhe ndërmarrjet

Lehtësim i mëtejmë i kushteve për kredi edhe për Ndërmarrjet dhe amvisëritë, tregon anketa për aktivitetin kreditor të zbatuar në tremujorin e dytë të këtij viti. Anketën të cilën e ka publikuar Banka Popullore, tregon se ka rritje të kërkesës edhe të kredive të korporatave dhe kredive të amvisërive. Sipas anketës, në tremujorin e tretë pritet lehtësim i mëtejmë i kushteve kreditore dhe rritje e kërkesës për kredi. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019 shënohet neto- lehtësim i mëtejmë i kushteve të përgjithshme për përmirësim të kredive të korporatave. Njëjtë si në anketat tjera, një pjesë e madhe e bankave (81.9 për qind) tregojnë në kushte të pandryshuara gjatë miratimit të kredisë së ndërmarrjeve. Për tremujorin tjetër të vitit 2019 bankat presin lehtësim neto të kushteve të përgjithshme për miratimin e kredisë së korporatave, por mesatar në krahasim me pritjet nga anketa paraprake”, qëndron në Anketë. Lehtësimet e kushteve janë në pjesën e shkallës së kamatës, por shtrëngim i v...

Trafiku normal, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ja kush është "Analisti" që studion dasmat shqiptare !

Analisti i njohur për çështje ekonomike, Visar Ademi ka bërë kalkulimet e përgjithshme se sa milion euro harxhohen për dasma dhe ahengje të tjera familjare vetëm në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe Tetovë. Ai ka theksuar se totali i harxhimeve për këto ahengje shkon në mbi 192 milion euro,. Ademi përmes kalkulimeve që ka nxjerrë në facebook ka thënë se Pollogu nuk po varfërohet, por po ndodhë e kundërta. Ja të gjitha kalkulimet e tij se sa para harxhohen vetëm dasma dhe ahengje tjera, pa përfshirë harxhimet e përditshme, sidomos edhe ato në sferën e ndërtimit, që po ashtu kapin shifra të larta. Ja postimi i plotë i Visar Ademi, analistit nga Gostivari: Meqë kohët e fundit ka diskutim që Pollogu varfërohet, ja një argument që tregon të kundërtën. Paratë që harxhohen për dasma në Pollog: 1. Sallone për dasma në Gostivar: total ka 30 në GV (martesa) +30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente në nate. 60 x 40 evente ne sezone= 2.400 ngjarje 2. 2.400 ev...

“Gangsterët e drogës”/ ‘The Sun’: Shqiptarët kontrollojnë tregun

Një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan gazeta ‘The Sun’, e cila nënvizon se shqiptarët tashmë kontrollojnë tregun e kokainës në këtë vend. Gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani njoftoi ministria e Drejtësisë në Londër. Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166. Një raport i Ministrisë së Drejtësisë thekson se “Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet Britanike, në vend të dytë janë Polakët, pastaj Rumunët, Irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka. Sipas gazetës ‘The Sun’, kjo ndodh pas krijimit të bandave të organizuara dhe të pamëshirshme Shqiptare që u futën në tregun e drogës në Britani. Ata jo vetëm që kontrollojnë tregtinë e drogës në rrugë, por edhe importin e dërgesave nga e gjithë bota.

Matteo Salvini DJ në plazh, ‘çmend’ rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është shfaqur si DJ në një video te postuar ne mediat sociale. Salvini i cili është njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i Italisë shfaqej duke u argëtuar me muzikë të mirë dhe në prani të vajzave të veshura me bikini. Në një moment turma këndon me Salvinin himin kombëtar ndërsa spektakli tërhoqi reagime të përziera në mediat sociale, me disa duke lavdëruar shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, ndërsa të tjerët duke e konsideruar jo fort serioze nga ana e tij. Kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it. Një klip tjetër e tregon atë në të njëjtin vend në vitin 2016, gati dy vjet para se të bëhej zv/ kryeministër teksa argëtonte pushuesit ne plazhin e Milano Marittima, afër Ravennas.