Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku ndër të tjera ka folur për ftesën nga Dhomat e Posaçme, dorëheqjen, proceset politike në vend dhe rrugëtimin në Gjykatat ndërkombëtare në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Duke folur për ftesën e fundit të Speciales, Haradinaj tha se ishte befasuar nga një ftesë e tillë pasi kishte qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe në të dy herët ishte liruar. Në pyetjen rreth raportimeve për kërcënime dëshmitarësh, Haradinaj deklaroi se asnjëherë nuk e kishte kërcënuar asnjë dëshmitarë dhe se ata që kanë pasur të thonë diçka kundër tij e kanë bërë. Sipas tij, ka pasur vetëm një rast kur një dëshmitar ishte aksidentuar për vdekje, por sipas tij, vetëm pas kësaj ngjarje ishte kuptuar se ai është dëshmitar. “Ka patur njëherë një dëshmitar i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes s...