– Rasti “Reket” tregoi se tani nuk është njejtë, sepse para tre viteve qytetarët flisnin për dyshime për reket dhe friksoheshin zëshëm të thonë, e lëre mo të flasin në opinion, deklaroi sot zv/kryeministrja e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, transmeton Zhurnal.
“Tani dëshmuam se nëse ka dyshime të tilla institucionen menjëherë reagojnë. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk po e pengon hetimin. Nga gjitha deklaratat e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve, sidomos përfaqësuesve të Qeverisë morët porosinë e njejtë: Ligji patjetër duhet të vlejë për të gjithë. Askush asnjëherë nuk do të jetë i mbrojtur nëse e ka shkelur ligjin. Për këtë shkak e mbështesim hetimin, për këtë shkak kërkuam organet që në vazhdimsi ta informojnë opinionin. Të gjithë ne jemi të hapur para opinionit”, tha Shekerinska.
Ajo shtoi se ka marrë pyetje nga gazetarët nga mediume të ndryshme, dhe ka potencuar se as si anëtare e Qeverisë, as si ministre e mbrojtjes, nuk ka favorizuar dikë, as ka nënshkruar ndonjë marrëveshje që tani do të dilnin në opinion.